Po t'vjen një kartolinë

Bëj të lumtur një fëmijë në zonat rurale

Si të bëjmë të lumtur një fëmijë?

"PO T'VJEN NJË KARTOLINË", është një nisëm, e cila kërkon që të gëzojë fëmijët e fshatrave të Shqipërisë për festat e fundvitit, duke u dërguar dhurata. Vitet e fundit, pjesë të nismës sonë kemi bërë edhe fëmijë jetim, apo ata që festat i kalojnë nëpër spitale. Dhe ata të cilët i bëjnë këto dhurata jeni ju! 😍

Si funksionon?

Ne marrim të dhënat e fëmijëve, të cilat përfshijnë, emër, mbiemër, moshë dhe gjini, dhe emrat i bëjmë pjesë të faqes kartolina.al. Duke hyrë në këtë faqe, dhe pasi do të plotësoni saktë të dhënat, në emailin tuaj do të vijnë emrat e fëmijëve, të cilët ju do u bëni dhurata.

Mos harroni! Pasi të keni vendosur se çfarë do të bëni për dhuratë, paketojeni, dhe brenda pakos i shkuani fëmijës një kartolinë, si një urim për festat e fundvitit. Po ashtu dhurata duhet të paketohet dhe jashtë pakos duhet të shkruhet emër mbiemër i fëmijës, dhe vendi nga është.

Çfarë mund të dhurohet: Lodra, lojëra të ndryshme, veshje.

Kujdes: Në pakot e dhuratave apo bashkangjitur atyre nuk pranohen ushqime. Po ashtu dhuratat nuk duhet të mbajnë lodra të përdorura e të dëmtuara, sikundër edhe veshje të përdorura. Kjo fushatë ka për qëllim të bëj të lumtur fëmijë të varfër, jetimë, e në spital, dhe nga vitet e kaluara kemi parë se disa fëmijëve dhuratat u qëllojnë shumë të mira, të bleta, ndërsa pak prej tyre, të papërdorshme as si lodra, as edhe si veshje. Pra qëllimi nuk është ndihma në këtë fushatë, por gëzimi i tyre dhe buzëqeshja. Ju lutemi t'i keni parasysh këto kërkesa.

Vendi i grumbullimit të dhuratave është Vila-Trinity, tek Stacioni i Trenit, përballë Intermedica në Tiranë. Dhuratat do duhet të dorëzohen brenda 5 ditësh, nga momenti që merret emri në email.

Shenim: Nese ke pyetje apo paqartësi pyet këtu

Dëshiron të bësh një fëmijë të lumtur?

Plotëso formën më poshtë